Nagip Mahfuz lindi në vitin 1918 dhe vdiq në 2006. Është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të Egjiptit dhe të botës arabe. Laureat i çmimit Nobel në vitin 1988 dhe i mjaft çmimeve letrare të Egjiptit.
Penës së tij i përkasin një sërë romanësh me temë historike nga jeta e Egjiptit të lashtë: “Lojë fatesh”1939; “Radolus” 1943; Rrugica al Midak”; 1947; trilogjia “Ben al Kasrem” 1956; me temë filozofike ‘Fëmijët e lagjes sime” 1959; “Lypësi” 1963; “Thashethemet buzë Nilit” 1966 e të tjera. Nagip Mahfuz është gjithashtu autor i mjaft vëllimeve me tregime dhe me novela.
Novela “Mbrëmje e Bekuar” është marrë nga vëllimi me tregime dhe me novela të Nagip Mahfuzit: “Mëngjes trandafilash” 1987.
Nga Valona Hasani
Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat
Një fjali që do ta përthekonte bukur këtë novelë ishte ajo çfarë ka shkruar Faik Konica dikur “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat.”
Nobelisti Nagip Mahfuz i dha lexuesit një përplasje ngjarjesh mbi të vërtetat e hidhura të shoqërisë sonë.
“Mbrëmje e Bekuar” të çon në absurditet, e logjikshme kur përshkruhet, palogjikshëm kur mendohet. Lexuesi mund të mbetet i mahnitur kur ngjarjet janë fakte për jetët tona duke përdorur paragjykimet që s’duken sipërfaqësisht.
Thënë troç të ka ndodhur ndonjëherë të mos bësh diçka për shkak që nuk ishe i shkolluar, nuk ishe i punësuar, s’kishe para, natyrisht s’po flitet për gjëra që vlerën e vetme e kanë monetare, por për sakrificë, emocion, dashuri.
Nëse po, atëherë ti mund të jesh personazhi kryesor në librin e Mahfuzit.
Ne ishim pjesë e librit të nobelistit
Historia e Halimit nis me: “Sot unë po filloj një jetë të re, jetën e pensionistit”; protagonisti e vazhdon ‘vajtimin’ për punën 8 orë që e kishte bërë në Ministrinë e Kulturës, në një zyre të zymtë, monotone, që ia kishte ‘ngrënë‘ kohën më të mirë të jetës së tij në një ambient toksik, megjithëse s’ishte aq zor e paramendueshme, ishte e thjesht, e imagjinueshme. Historia e tij prek qindra të rinj që jetojnë në Kosovë edhe pas rreth katër dekadash prej kur është shkruar ky libër.
Halimi në kohën e tij ishte një djali i ri që ia kishte mësyrë për grua një vajzë të quajtur Meleqe, por ai ende s’kishte mbaruar fakultetin. Halimi kishte gjetur shpirtin binjak po ende s’kishte gjetur punë. Ai bisedonte vazhdimisht për të ardhmen me personin që dëshironte të plakej, por s’kishte para. Ishin të domosdoshme të gjitha këto gjëra para dashurisë? A ishin këto parime të krijuara nga shoqëria, apo paragjykime të tyre, çështje mentaliteti i servuar në një pjatë me mish pule, ku të gjithë janë vegjetarianë?
Nëse Halimi nuk i kishte kushtet, shoku i tij e mori për nuse vajzën e ëndrrave të tij. Konteksti nuk qëndronte te shoku i tij, por te ‘parimet’ e krijuara.
“Unë asnjëherë s’kam qenë si ca kolegë e miqtë e mi, që shpirtin ua ndrydhte një ambicie e tepruar. Disa syresh ia arritën qëllimit të dëshiruar, madje u bënë edhe të famshëm. Përse vallë m’u shembën shpresat dhe përse gjithçka shkoi së prapthi? Përse mbeta unë ashtu, një pensionist qyq i vetëm që, përveç radios e televizorit dhe kujtimeve që më torturojnë, s’kam me kë të bisedoj?”
Ndonjëherë vetmia të jep paqe, herë të tjera izolim, ndjen sikur të mungon dikush a diçka; çfarë i mungonte një pensionisti në këtë moshë?
Halimi nuk kishte jetuar kurrë për veten, të vetmen gjë që kishte bërë tërë jetën e tij ishte të pres derisa punët të ishin në anën e tij, por kur ishin rrethanat, s’ishin njerëzit. Fati i Halimit kthehet në një makth për lexuesit, sepse në një novelë mund ta gjesh jetën tënde të shkruar vite më parë.
Autori i dha hijeshinë librit duke e bërë të mundur takimin e Halimit dhe Meleqes në një mbrëmje, pas gjithë asaj pritje deri në pensionim, pa u kritikuar nga dreqi e i biri. Njerëzit që e paragjykuan s’ishin më as të gjallë.
Ky libër përçon mesazhe të trishta, ngërthen në vetë një peizazh të zymtë melankolie për jetën e një njeriu që i shkoi në pritje.
/Gazeta Express
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...