Recension i javës / Antiteza e Murakamit, dashuri apo gjendje shpirtërore - Gazeta Express
string(70) "recension-i-javes-antiteza-e-murakamit-dashuri-apo-gjendje-shpirterore"

Arte

Valona Hasani

01/07/2022 17:23

Recension i javës / Antiteza e Murakamit, dashuri apo gjendje shpirtërore

Arte

Valona Hasani

01/07/2022 17:23

Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 36 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizimit magjik.

Shkruan: Valona Hasani

Lexo Edhe:

 Romani “Pylli Norvegjez” i Murakamit është i rrallë dhe i papërsëritshëm. Përshkrimi i detajeve dhe artikulimi i fjalëve është i jashtëzakonshëm, mënyra se si gjërat e thella i përshkruan thjesht. Gjë për të cilën njerëzit tentojnë ta bëjnë të kundërtën për të shpërfaqur ekspozimin në opinion publik.
Letërsia e Murakamit është si ajsberg, sikur të thoshte “Po jua tregoj sipërfaqen, gjejeni vetë thellësinë”.

Murkami në dy librat e tij zakonisht bën ndërlidhje me shkrimtarë, apo me këngë. Kjo ka ndodhur në dy raste, në librin e tij “Kafka në breg”, përmend Kafkën, tregon pak për librat e tij dhe përshkruan librin e Kafkës “Procesi”. Personazhi kryesor emërtohet sipas Murakamit, Kafka Tamura.

Në librin “Pylli Norvegjez” ai bëri ndërlidhjen me këngën e Norwegian Wood – The Beatles.

Fillimi i këtij romanit fillon pikërisht më një 37 vjeçar, që është duke zbritur nga aeroplani në aeroportin e Hamburgut, dhe dëgjon këngën e Bitëllsave.

Kjo këngë ia kujton të shkuarën personazhit kryesor Torus, ai madje thotë

“Për të shkuarën që nuk do të kthehej kurrë, miqtë që kishin vdekur ose ishin zhdukur, ndjenjat që nuk do të përjetoja më”.

Miqtë që i kishin vdekur ose ishin zhdukur, e kishte fjalën për Kizukin që ishte vetëvrarë dhe për shokun që ishte zhdukur dhe e quante “Trupi i sulmit”, për ndjenjat që nuk do të përjetoja më, ishte fjala për vajzën që ai e dashuronte Naokoja.

Naokoja ishte një vajzë e lumtur por pas vdekjes së dashurit të saj Kizukit, ajo ndryshoi. Ajo ndryshoi, sikur të kishte rilindur në një shpirt tjetër, gjendja e saj u shpirtërore u përkeqësua. Thjesht nuk ishte e gatshme t’i shihte valët e detit teksa e godisnin furishëm. Nuk ishte e gatshme të ecte këmbëzbathur nëpër rërë.

Ajo s’ishte e përgatitur të përballej me mizorin e botës, as me pamëshirën e njerëzve. Nuk kishte marrë masa të duhura për jetën, ajo thjesht iu dorëzua melankolisë. Naokoja dashuroi për herë të dytë, dhe ajo u dashurua pikërisht në shokun e ngushtë të Kizukit dhe në shokun e vet njëkohësisht, pra në personazhin kryesor, Torun.

Toru ishte një student, që i kishte mësuar para kohe hilet e universitetit, lexonte librat që nuk i lexonin të tjerët. Ai e donte Naokon dhe e kujtonte gjithmonë shokun e tij të ngushtë Kizukin.

Është absurde, por e vërtetë. Gjithmonë vendosim një “por” para gjerave që duam.

Sikur të ishte kështu: Toru dhe Naokoja e dashuronin njeri-tjetrin, por dashuria nuk mjafton.

A mund të mos ekzistoj presja dhe lidhëza “por”, a do të ishte më mirë sikur kjo lidhëz, të mos lidhte asgjë prej gjëje, vetëm të injorohej totalisht.

Rebelohem me këtë roman sepse ka dhimbje, aty ku duhet të mbizotërohej pushtimi i dashurisë së dy të rinjve.

Ndarje, aty ku duhej të qëndronin të paepur. Thirrje për ndihmë në veshët e shurdhtë të mureve. Dashuri aty ku lidhëza por mbërthen kundërshtimin e të gjithës.

Sikur Murakami në njëfarë mënyre me gjuhë të thjesht që e përdori në këtë libër, po tentonte të manipulonte mbi emocionet tona, të na zbuste zemërimi.

Në fakt unë i bashkëngjitëm fjalisë pa lidhëzën “por”, do të ishim të lumtur, unë sikur një lexuese dhe Naokoja.

Mund ta shtojmë edhe një fjali nga libri, “që të dyja jemi normal, e të zakonshëm”.

Nuk e di a e ka mendimin e njëjtë Toru-ja tashmë si 37 vjeçar, që po zbret nga qielli për të shkuar në aeroportin e Hamburgut.

Disa nga paragrafët e këtij libri:

Asnjë e vërtetë nuk mund ta shërojë dhimbjen të cilën e ndjejmë kur e humbasim dikë që e kemi dashur. S’ka të vërtetë, s’ka sinqeritet, s’ka forcë, s’ka mirësi që mund ta shërojë atë dhimbje. E gjitha që mund të bëjmë është të shohim përmes saj deri në fund dhe të mësojmë diçka prej saj, por ajo që do ta mësojmë nuk do të na ndihmojë në përballjen me dhimbjen tjetër, e cila vjen tek ne pa paralajmërim.”

“Nuk më intereson se çfarë do të bësh me mua, por vetëm nuk dua të më lëndosh. Tashmë kam pasur mjaftueshëm lëndime në jetën time. Më shumë se mjaftueshëm. Tani dua të jem e lumtur.”

“Vdekja ekziston, jo si e kundërta e jetës, por si pjesë e saj.”

“Po të lexosh librat që lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm siç mendojnë të tjerët.”

“Bota është plot me probleme shumë më urgjente dhe më të rëndësishme se tragjedia greke.”

/Gazeta Express