Recensa e Bajram Sefaj për botimin frëngjisht te “Zogjtë e qyqes”, roman tronditës - Gazeta Express
string(79) "recensa-e-bajram-sefaj-per-botimin-frengjisht-te-zogjte-e-qyqes-roman-trondites"

Recensa e Bajram Sefaj për botimin frëngjisht te “Zogjtë e qyqes”, roman tronditës

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 15:11

Përkthyer nga: Abidin Krasniqi, botues “Fauves édition” nga Parisi. Romani “Les oisillons du coucou: Souvenir d’un colon serbe” ka 250 faqe

Nga: Bajram Sefaj

Lexo Edhe:

Kur e lexova romanin “Zogjtë e qyqes, të përkthyer në frëngjisht: “ Les oisillons du coucou: Souvenir d’un colon serbe”, me përshkoi një ndjenjë e veçantë. Me riktheu prapa, por edhe me drithëroi, ma errësoi pamjen, por ma ndriçoi mendjen, me emocionoi por njëkohësisht me mbyti në pus kujtimësh. Të lexosh diçka që të duket sikur e ke përjetuar, ke kaluar nëpër ato ndeshtrasha, se si ndjehesh, pezull në ajër   Vuajtjet rrëfehen nga goja e një koloni serb me emrin Dragan, që i ka përjetuar të gjitha këto në lëkurën e vet, që bashkëjeton edhe me vuajtjet e shqiptarëve, që pikëllohet pse fati e përplasi në këto hapësira, pse ai dhe të tjerët si ai, nuk ishin ndryshe, pse ata nuk lanë gjurmë, por vragë, pse ishin zogj të qyqes, e nuk ishin zogj të dallëndyshes.

Është tronditës e pikëllues njëkohësisht, ky rrëfim, është i afërt me ndjesi e i largët në kohë – gjysmë shekulli, mbërthyer në 270 faqe.

Libri i Gani Mehmetajt, i botuar në Paris nga shtëpia botuese “Fauves edition”, që nga muaji maj I këti viti (2022), komunikon me francezë e më gjerë, me frankofon, në gjuhën e Balzakut e të Ygoit, Kamus e të Sartrit, një roman që i rrëfen vuajtjet dhe tragjedinë në Ballkan, një roman që të ngjallë kujtimet e hidhura. Ishim të rinj, ndërsa jetonim në kohë të pa kohë dhe në atë mos kohë, përpiqeshim të rrëmbenim një grimë lumturi, a pak dashuri që na e sillte jeta e mosha, mu si personazheve të këtij rrëfimi.

Secili shkrimtar e ka ëndërr që ta përkthej romanin e tij në gjuhën e kulturës e të shkrimtarisë evropiane e botërore, në qendrën e letërsisë dhe të kulturës, ku jetuan e vepruan disa nga kolosët më të mëdhenj të letërsisë e të artit të përbotshëm.

Kur u dha lajmi për botimin e këtij romani në Paris, isha ndër të parët që e porosita me Amazon, isha ndër të parët që e rilexova.

Kadareja ishte i pari zog shtegtar, që e pushtoi jo vetëm Francën, miku im Gani me thjeshtësinë e këmbëngulësinë po përpiqet të pushtojë Francën e ëndrrave të veta, por ka ambicie edhe më të mëdha, të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.

A do t’ia dal? Ai ka pretendime që Franca të jetë vetëm trampolina e parë.

Romanin e kam lexuar një vit më parë në shqip, kështu që kur nisi ta lexoj në frëngjisht me dukej sikur e kam parë diku, e kam përjetuar, “déjà vu”, do të thoshin francezët.

Parakalonin para syve të mi personazhet e romanit, përftonin edhe fatet e tyre, ndërsa mua me sillnin në kujtime personazhet e mi të fëmijërisë e të rinisë, aq të ngjashëm. Ishte një tjetër Dragan e Dukagjin, një tjetër Nada e Neda, Vjollca e Sunçica.

Dhe është një ndjenjë  e veçantë, sepse dashuritë e Zoranit, janë dashuritë e mia, ai e do një shqiptare, por që nuk e realizoi, unë isha i dashuruara në një kolone që me mbeti peng, e doja dhe i druaja, drithërohesha dhe frikësohesha, mbushesha frymë e me ndërpritej fryma.

Romani ka një gjuhë të ëmbël, emocionale, drithërues që të ngjallë kujtime, të kthen në kohën e shkuar, që përpiqesh ta harrosh e nuk mundesh. Stili i të rrëfyerit është i veçantë, ashtu si është e veçantë tema që e trajton, z. Gani. Është risi në letërsinë shqipe, por risi tematike e stilistike edhe në letërsinë evropiane.

Ne kemi jetuar e bashkëjetuar me kolonë dhunshëm, por në letërsi sikur jemi kursyer të trajtojmë  “bashkëjetesën” me ta, kemi ngurruar, ose i kemi paraqitur përmes ndonjë gjakësori, pa u thelluar shumë në jetën që ishte më komplekse.

Abidin Krasniqi, emër i ri në botën (oqeanin) e përkthimit (shqipërimit), bëri mirë që lexuesit francez, përmes një përkthim cilësor dhe mjaftë të suksesshëm, ia ofroi këtë vepër letrare, këtë roman të Gani Mehmetajt, që në botën e letërsisë shqiptare u paraqit një uragan I fuqishëm. Abidini bëri një punë të mirë, e kapi dhe e barti stilin e autorit, ka një gjuhë të rrjedhshme të përkthimit. Vlen të theksohet dhe nënvizohet se ai tashmë është sprovuar” dhe i dëshmuar, me përkthimin e librit epope “Lahuta e Malcis” të kolosit të letërsisë shqipe, Gjergj Fishta.

Legjenda: “Zogjtë e qyqes”, është fitues i çmimit prestigjioz “Kadare”, për roman të vitit 2021. Kjo vepër letrare e G. Mehmetajt, e cilësuar si gjetje tejet origjinale tematike dhe shtjellim i suksesshëm artistik, jo vetëm për arsye se ngadhënjeu me shpërblimin që mban emrin e shkrimtarit tone botërisht të njohur, por ajo ngjason në vepër letrare të Kadaresë të ditëve më të mira./Liberale

/Gazeta Express