Rebelimi i Benzemas, flet trajneri Conceição - Gazeta Express
string(43) "rebelimi-i-benzemas-flet-trajneri-conceicao"

Futboll

Gazeta Express

30/01/2026 14:20

Rebelimi i Benzemas, flet trajneri Conceição

Futboll

Gazeta Express

30/01/2026 14:20

Situata e Karim Benzemas te Al-Ittihad vazhdon të mbetet e tensionuar dhe e paqartë.

Sulmuesi francez mungoi në ndeshjen e fundit të ekipit, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta për të ardhmen e tij në klubin saudit.

Trajneri i Al-Ittihad, Sérgio Conceição, u pyet nga mediat lidhur me mungesën e Benzemas dhe situatën aktuale, por zgjodhi të distancohet nga polemikat, duke ia lënë gjithçka drejtuesve të klubit, përcjell “Gazeta Express”.

“Pyeteni klubin për këtë çështje. Unë jam këtu për të stërvitur, për t’i përgatitur ndeshjet dhe për të fituar”, deklaroi Conceição.

Megjithatë, trajneri portugez nuk i kurseu fjalët pozitive për sulmuesin francez, duke e cilësuar atë si një profesionist shembullor dhe një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për vazhdimin e kontratës.

Benzema dyshohet se ishte i pakënaqur me kushtet e reja të propozuara nga klubi, të cilat përfshinin ulje të ndjeshme të pagës, ndonëse më parë ishte premtuar një rinovim me kushte të ngjashme ose më të favorshme.

Për pasojë, Benzema është larguar përkohësisht nga aktivitetet e ekipit dhe e ardhmja e tij te Al-Ittihad mbetet në pikëpyetje.

Ende nuk dihet nëse ai do të rikthehet në dispozicion për ndeshjet e ardhshme apo nëse palët do të ndahen përpara përfundimit të kontratës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement