Realizimi i IVF në QKUK: Drejtori i Gjinekologjisë flet rreth çmimit dhe detajeve tjera - Gazeta Express
string(86) "realizimi-i-ivf-ne-qkuk-drejtori-i-gjinekologjise-flet-rreth-cmimit-dhe-detajeve-tjera"

Realizimi i IVF në QKUK: Drejtori i Gjinekologjisë flet rreth çmimit dhe detajeve tjera

Lajme

Gazeta Express

24/03/2023 8:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Fertilizimi i asistuar mjekësor është frytnimi i asistuar mjekësor me ç ‘rast përdoren qelizat riprodhuese personale të të dy bashkëshortëve.

Lexo Edhe:

Deri tani ky shërbim për qytetarët e Kosovës është kryer vetëm në klinika private dhe jashtë vendit.

Drejtori i klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, tha sot se ka filluar interesim i madh i qytetarëve për këtë shërbim.

Ndrejaj se stafi mjekësorë është trajnuar nga ministria për këtë procedurë.

Ai bërë të ditur që brenda vitit pritet të fillojnë procedurat për pacientët e interesuar.

“Interesimi për realizimin e IVF në KOGJ është shumë i madh qysh tash kanë filluar thirrjet dhe interesimi nga qytetarët për procedurat. Infrastruktura e repartit ku do të kryhet IVF, ka përfunduar. Stafi mjekësorë është trajnuar për këtë procedurë nga ministria ku paratë janë ndarë për blerjen e aparaturës. Kështu që presim brenda vitit të fillohet me procedurat për pacientët”, u shpreh Ndrejaj për Front Online.

Drejtori i Gjinekologjisë thotë se kryerja e këtij shërbimi në Kosovë do ta kursejë buxhetin familjar të qytetarëve.

Ndrejaj tha se çmimi për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor ende nuk është caktuar.

“Reparti i IVF është repart i shumë pritur për popullatën për shumë arsye, kursen buxhetin familjar për mijëra euro. Është repart në sektorin publik me afër qytetarëve pa pasur nevojë të shkoj në udhëtime jashtë vendit për trajtim. Çmimi dhe mënyra e pagesës ende nuk janë të përcaktuara”, theksoi Ndrejaj.

Presidentja Osmani së bashku me ministrin Vitia e cilësuan këtë shërbim shumë të rëndësishëm për qytetarët. Ajo theksoi rëndësinë që ka ky shërbim, duke shtuar se deri tani një shërbim i tillë u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës rreth 5 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se për aparaturat për këtë shërbim janë ndarë mbi 1 milion e gjysmë euro.