Realiteti trishtues i 6-vjeçares me kancer - Gazeta Express
string(42) "realiteti-trishtues-i-6-vjecares-me-kancer"

Gazeta Express

29/11/2019 14:24

Realiteti trishtues i 6-vjeçares me kancer

Gazeta Express

29/11/2019 14:24

Një nënë në Florida të ShBA-ve ka shpërndarë disa foto të fëmijës së saj teksa shihet që trajtohet nga neuroblastoma.

Sophia Soto, tashmë 6 vjeçe nga Florida, ishte diagnostikuar me neuroblastomë më 2014, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kur ishte 14 muajshe, tumori ishte zbuluar në sy dhe në veshkë.

Në fotot e shpërndara nga nëna e Sophias, Rosie, shihet vogëlushja në gjendje të rëndë emocionale.

40-vjeçarja ishte e shqetësuar për të bijën e saj pasi që sytë e saj kishin filluar të mavijosen dhe pas një vizite të bërë tek një specialist i syve i kishin thënë se vajza ka kancer të syve që shkakton fryrje të syve.

Mirëpo, pas diagnostikimit të vogëlushes në Mars të 2014-s, ajo i është nënshtruar 60 seancave të kimioterapisë, 20 seancave të rrezatimit dhe transplantimit të qelizave burimore për një periudhë më shumë se 6-muajshe.

Pas trajtimit, Sophia vazhdon të jetë në gjendje më të mirë, megjithëse kanceri vazhdon të jetë në sytë e saj.

Mjekët thonë që largimi i kancerit të syve të saj do të shpërfytyrojë fytyrë e Sophia-s.

Advertisement
Advertisement
Advertisement