Reali vuan, por fiton - Gazeta Express

Reali vuan, por fiton

Sport

Gazeta Express

01/12/2021 22:54

Real Madridi ka marrë tri pikë të tjera në shtëpi, duke e mundur 1-0 Athletic Bilbaon.

Skuadra e Carlo Ancelotti nuk e pati aspak të lehtë për 90 minuta në Santiago Bernabeu, me Bilbaon që ishte përgatitur siç është më së miri për këtë takim, po një detaj i vogël vendosi dhe Reali mori tri pikët në fund.

Lexo Edhe:

Goli i fitores u shënua në pjesën e parë në minutën e 40’, i cili erdhi pas një kombinimi të bukur mes futbollistëve të Realit por në fund, topi sikur aksidentalisht përfundoi në këmbët e Karim Benzemas që shënoi golin e fitores.

Deri në fund, Reali u desh të djersitej shumë, pasi Bilbao kishte raste të mira shënimi, pa përjashtuar edhe sulmet e mira të vendasve që nuk i konkretizuan në gol.

Me këtë fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 36 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/