Reali veçse e di çmimin e Konates, por vazhdon ‘presionin’ mbi Liverpoolin - Gazeta Express
string(71) "reali-vecse-e-di-cmimin-e-konates-por-vazhdon-presionin-mbi-liverpoolin"

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 16:16

Reali veçse e di çmimin e Konates, por vazhdon ‘presionin’ mbi Liverpoolin

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 16:16

Real Madridi tashmë ka marrë një mesazh të qartë nga “Anfield”: Ibrahima Konaté nuk do të largohet nga Liverpooli për më pak se 50 milionë euro.

“Të Kuqtë” nuk janë të gatshëm të lëshojnë pe në kërkesat e tyre financiare, pavarësisht se qendërmbrojtësi francez ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2026.

Klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij. Edhe pse janë të vetëdijshëm që mbrojtësi e sheh të ardhmen e tij vetëm në “Santiago Bernabéu” dhe ekziston mundësia që ta humbasin falas pas dy vitesh, ata nuk po e shqyrtojnë opsionin për të ulur çmimin.

Liverpool beson se ende ka kohë për ta bindur lojtarin gjatë sezonit, siç ka ndodhur më parë me rastet e Salah apo Van Dijk. Megjithatë, përvoja e fundit me Trent Alexander-Arnold shërben si një kujtesë e kushtueshme për pasojat e pritjes.

Në Valdebebas nuk janë të gatshëm të hyjnë në ankande.

iç raporton gazeta AS, Real Madridi ka një plan të qartë: nëse Konaté mund të merret për një shumë afër 25 milionë eurove, atëherë do të veprojnë; përndryshe, do të presin deri në vitin 2026 për ta firmosur si lojtar të lirë. Lojtari tashmë ka shprehur preferencën e tij që të mos shkojë askund tjetër.

Pengesa kryesore, përveç çmimit, është teprica e mbrojtësve në skuadrën “e bardhë”. Aktualisht, janë gjashtë qendërmbrojtës në listë, dhe vetëm largimi i njërit prej tyre mund të hapë rrugën për ardhjen e menjëhershme të Konatës. Megjithatë, ai përshtatet mirë në projektin afatmesëm, sidomos nëse konsolidohet sistemi me tre mbrojtës./GazetaExpress/