Reali shqetësohet me paraqitjen e lojtarit ndaj Betisit, beson se nuk është i gatshëm për të startuar - Gazeta Express
string(100) "reali-shqetesohet-me-paraqitjen-e-lojtarit-ndaj-betisit-beson-se-nuk-eshte-i-gatshem-per-te-startuar"

Sport

Gazeta Express

03/03/2025 18:16

Reali shqetësohet me paraqitjen e lojtarit ndaj Betisit, beson se nuk është i gatshëm për të startuar

Sport

Gazeta Express

03/03/2025 18:16

Real Madridi gjatë të shtunës së kaluar u largua me një humbje shqetësuese nga “Benito Villamarin”, veçanërisht me ndjenjën se disa futbollistë nuk janë gati për sfidat që do të përballet skuadra gjatë muajve në vazhdim.

Një nga më të kritikuarit ishte David Alaba, performanca e të cilit ngriti shumë dyshime për stafin e klubit dhe tifozët.

Carlo Ancelotti vendosi që të bëj disa rotacione para ndeshjes me Atletico Madridin të martën në Ligën e Kampionëve, dhe përfshirja e austriakut në formacionin startues ishte ndër to.

Pavarësisht rikthimit të tij fantastik në ndeshjen ndaj Gironas javën e kaluar, paraqitja e tij me Betisin ishte larg çdo pritshmërie.

Alaba, i cili më herët ishte vendimtar për qarkullimin e topit për Real Madridin, ndaj Betisit nuk arriti të gjejë zonën e tij komforte.

Ai e preku topin shumë pak gjatë tërë ndeshjes në krahasim me partnerin e tij, Antonio Rudiger.

Duke i munguar vetëbesimi dhe duke qenë i ekspozuar ndaj gabimeve, austriaku dështoi t’i dhurojë siguri Reali në mbrojtje.

Duke qenë në dijeni për rrezikun, Ancelotti reagoi dhe e zëvendësoi atë, duke zhvendosur Tchouamenin në qendër të mbrojtjes.

Me performancën e së shtunës, austriaku ka ngritur dyshime nëse mund të startojë pësëri në një ndeshje vendimtare.

Gjendja e tij fizike dhe niveli i lojës janë jobindëse dhe Reali po e konsideron seriozisht rolin e tij për këtë sezon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement