Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë - Gazeta Express
string(68) "reali-proteston-per-nje-karton-te-kuq-qe-konsideron-qe-su-dha-mbreme"

Sport

Gazeta Express

08/04/2026 14:44

Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë

Sport

Gazeta Express

08/04/2026 14:44

Humbja nga Bayern Munichu nuk ka lënë vetëm zhgënjim nga rezultati te Real Madridi, por edhe shumë polemika për referimin.

Në veçanti, klubi “Merengues” është i irrituar për një episod kyç të ndeshjes: ndërhyrjen e Jonathan Tah ndaj Kylian Mbappé, e cila për madrilenët meritonte karton të kuq, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimi i gjyqtarit për ta ndëshkuar vetëm me karton të verdhë është konsideruar “i pakuptueshëm” nga kampi i Realit, duke qenë se ndërhyrja ishte e rrezikshme dhe mund të kishte pasoja më të rënda për sulmuesin francez.

“Nuk e kuptoj se përse nuk u dha kartoni i kuq, janë vendime të pakompensueshme”, deklaroi trajneri Alvaro Arbeloa.

Në të njëjtën linjë është edhe ish gjyqtari Mateu Lahoz, i cili vendimin e ka definuar si “mjaft jokorrekt”, duke nënvizuar se kontakti ndodhi në një zonë delikate.

Situatën e zbut paksa eksperti gjerman, Lutz Wagner.

“Intervenim në limite, por kartoni i verdhë mund të jepet, është e drejt.”

Për ta komplikuar edhe më shumë situatën është edhe pezullimi i Aurélien Tchouaméni, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Mesfushori nuk ishte aspak dakord me vendimin: “Nuk është kurrë karton i verdhë, është e padrejtë”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

Kështu, përveç disavantazhit në rezultat, Real Madridi duhet të përballet edhe me mungesa të rëndësishme dhe me polemikat për arbitrimin.

Megjithatë, fokusi tashmë është te sfida e kthimit në Mynih, ku do të kërkohet një tjetër përmbysje për ta vazhduar aventurën në Champions League. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement