Reali propozon një shkëmbim interesant lojtarësh për Ibrahima Konaten - Gazeta Express
string(69) "reali-propozon-nje-shkembim-interesant-lojtaresh-per-ibrahima-konaten"

Sport

Gazeta Express

20/07/2025 18:48

Reali propozon një shkëmbim interesant lojtarësh për Ibrahima Konaten

Sport

Gazeta Express

20/07/2025 18:48

Real Madrid raportohet se po përgatit një marrëveshje shkëmbimi për të tunduar Liverpool-in që të shesë Ibrahima Konaté gjatë kësaj vere.

Konaté, 26 vjeç, ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e “The Reds” që nga transferimi i tij nga RB Leipzig në vitin 2021. Deri më tani, francezi ka zhvilluar 132 paraqitje për klubin nga “Anfield” dhe ka krijuar një partneritet shumë të fortë me kapitenin Virgil van Dijk.

Megjithatë, në javët e fundit, e ardhmja e Konaté është kthyer në një temë të nxehtë përpara sezonit 2025/26. Aktualisht, kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovim thuhet se kanë ngecur.

Gjigantët e La Ligës, Real Madrid, janë të interesuar ta transferojnë Konaté me parametër zero, njësoj siç bënë me Trent Alexander-Arnold këtë verë. Por Liverpool nuk dëshiron të përsërisë të njëjtin gabim dhe të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm pa përfituar financiarisht.

Për të shmangur këtë skenar, Real Madrid po shqyrton mundësinë për të përfshirë një lojtar në ofertë. Sipas “Fichajes”, madrilenët janë duke eksploruar mënyra për të bindur Liverpool-in që ta lejojë largimin e Konaté që këtë verë.

Mbrojtësi francez është futur në listën e dëshirave të “Los Blancos” për shkak të forcës fizike, leximit të mirë të lojës dhe përvojës në ndeshje të mëdha. Sipas raportit, Real Madrid është gati të ofrojë 10 milionë euro plus kartonin e Brahim Diaz për të testuar vendosmërinë e Liverpool-it.

Në të njëjtën kohë, Liverpool është lidhur me disa emra për ta zëvendësuar Konaté. Kapiteni i Crystal Palace, Marc Guehi, shihet si një pasues ideal, ndërkohë që janë përmendur edhe Jorrel Hato dhe Levi Colëill si alternativa të mundshme.

Ndërkohë, “The Reds” raportohet se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të madhe për të transferuar sulmuesin Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, për një shumë që mund të arrijë deri në 95 milionë euro./GazetaExpress/