Reali mund t’i ndajë rrugët me yllin e ekipit të parë gjatë verës - Gazeta Express
string(64) "reali-mund-ti-ndaje-rruget-me-yllin-e-ekipit-te-pare-gjate-veres"

Sport

Gazeta Express

21/02/2025 23:49

Reali mund t’i ndajë rrugët me yllin e ekipit të parë gjatë verës

Sport

Gazeta Express

21/02/2025 23:49

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi mund të humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm gjatë verës. 

Bëhet fjalë për Andriy Lunin i cili ka dëshmuar të jetë një portier i besueshëm sa herë që i është dhënë rasti për të mbrojtur portën e Real Madridit. 

Sidoqoftë, situata e tij tek ‘Los Blancos’ mund të ndryshojë para hapjes së afatit kalimtar veror, pasi ukrainasi dëshiron vazhdimësi dhe më shumë minuta, diçka që tek madrilenët nuk e ka të garantuar shkaku i Thibaut Courtois. 

Duke marrë parasysh këtë skenar, e ardhmja e tij premton që të jetë larg ‘Santiago Bernabeu’, ka raportuar Fichajes.

Pavarësisht performancave të tij fantastike veçanërisht në Ligën e Kampionëve, Lunin po luan një rol dytësor tek klubi madrilen. 

Për këtë arsye disa klube të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij, duke i ofruar mundësinë që të jetë portieri i tyre i parë. 

Në rast se Lunin vendos të largohet, Real Madridi do të detyrohet që të gjejë zëvendësuesin e tij në tregun e transferimeve. 

Bordi i klubit nuk dëshiron të varet vetëm nga një opsion në portë dhe do të duhet të vendosë se kush do të jetë zëvendësuesi i ri i Courtois.

Advertisement
Advertisement
Advertisement