Reali mund të shpallet kampion sonte - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

16/07/2020 16:40

Reali mund të shpallet kampion sonte

Futboll

Gazeta Express

16/07/2020 16:40

“Los Blancos” me një fitore eventuale ndaj Villarrealit sonte mund ta sigurojnë titullin e kampionit në La Liga

Real Madridi mund të shpallet kampion i La Ligas sonte, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” do ta presin Villarrealin në shtëpi, në kuadër të xhiros së parafundit në kampionatin spanjoll.

Aktualisht, Mbretërit i kanë katër pikë më shumë se Barcelona dhe atyre do t’ju mjaftonte një fitore ndaj “Nëndetëses së Verdhë” për ta festuar titullin.

Ekipi i Zinedine Zidanet po ashtu e ka mundësinë ta fitojë titullin me vetëm dy barazime në dy ndeshjet e fundit sezonale.

Por, Sergio Ramos me shokë janë të vendosur që ta kryejnë punën sonte sa i përket çështjes së kampionit.

Ndërkohë, Barcelona do të mundohet ta mposht Osasunën dhe të shpresojë në një mrekulli, respektivisht në gabim të Realit.

Të gjitha ndeshjet e sontme të La Ligas do të fillojnë në orën 21:00. /Gazeta Express/