Reali mund ta shesë Varanen - Gazeta Express
string(27) "reali-mund-ta-shese-varanen"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 15:40

Reali mund ta shesë Varanen

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 15:40

Manchester United ka shfaqur interesim për futbollistin francez, i cili mund të largohet nga Madridi gjatë verës që vjen

Raphael Varane mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

Në fakt, “Los Blancos” po e konsiderojnë idenë e shitjes së qendërmbrojtësit francez.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”.

Kampioni aktual spanjoll është duke pritur oferta për kampionin e botës me Francën.

Ai ka kontratë me klubin nga “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022 dhe palët nuk kanë biseduar për vazhdimin e saj.

Interesimin më të madh për 27 vjeçarin e ka shfaqur Manchester United.

Ish-futbollisti i Lensit është pjesë e Realit që nga viti 2011.

Krahas tij, nga Madridi mund të largohet gjatë verës edhe partneri i mbrojtjes, Sergio Ramos. /Gazeta Express/