Reali “mace e zezë” për Guardiolan: eliminimi i tretë me humbje të dyfishta nga “Los Blancos” - Gazeta Express
string(88) "reali-mace-e-zeze-per-guardiolan-eliminimi-i-trete-me-humbje-te-dyfishta-nga-los-blancos"

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 9:25

Reali “mace e zezë” për Guardiolan: eliminimi i tretë me humbje të dyfishta nga “Los Blancos”

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 9:25

Një mbrëmje e hidhur për Manchester Cityn, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes së dyfishtë nga Real Madridi në të tetën e finales.

Pas fitores 3‑0 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” fituan mbrëmë edhe në “Etihad Stadium” me rezultat 2‑1, duke e mbyllur pa asnjë diskutim kualifikimin në çerekfinale dhe duke e detyruar Cityn të largohet nga ky kompeticion, shkruan “Gazeta Express”.

Një eliminim i rëndë edhe për trajnerin Pep Guardiola: siç raporton “Opta”, është vetëm hera e katërt në karrierë që trajneri spanjoll i humb të dy ndeshjet e një faze me eliminim direkt.

E dhëna bëhet edhe më domethënëse kur kihet parasysh se tri nga këto humbje të dyfishta kanë ardhur pikërisht nga Real Madridi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement