Në historinë e përballjeve direkte mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, madrilenët kanë arritur që ta “vendosin shigjetën” në favor të tyre, duke regjistruar më shumë fitore e edhe gola të shënuar se kundërshtarët anglezë në totalin e përballjeve mes dy klubeve.
Në fakt, sipas statistikave të përbashkëta të të gjitha takimeve zyrtare, Reali ka dalë fitues në 7 ndeshje, ndërsa City i ka regjistruar 5 fitore, me 4 barazime në mes tyre, përcjell “Gazeta Express”.
Në total, në përballjet direkte të dy klubeve, rezultatet e tregojnë një epërsi të lehtë për “Los Blancos” edhe në aspektin e golave, me 28 gola të shënuar nga “Mbretërit” kundrejt 26 golave të realizuar nga “Citizens” përgjatë gjithë historisë së përballjeve.
Këto statistika të ndeshje direkte e bëjnë edhe më interesante sfidën aktuale të së tetës së finales së Championsit, ku pas fitores 3‑0 në “Santiago Bernabéu” të Realit, ekipi spanjoll shkon drejt lojës së kthimit me një avantazh të rëndësishëm ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
Në përgjithësi, megjithëse rivaliteti mes Real Madridit dhe Manchester Cityt është relativisht i balancuar gjatë viteve me fitore dhe gola të shpërndara në mënyrë të ngjashme, madrilenët e mbajnë epërsinë në numrin final të fitoreve dhe të golave të shënuar, duke e “vendosur shigjetën” në këtë duel klasik evropian. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...