Real Madridi po planifikon ta ketë një verë mjaft aktive, me ndryshime të mëdha në ekip.
Priten largime nga “Santiago Bernabeu”, por edhe disa prurje.
“Los Blancos” në fakt ia kanë mësyrë super-talentit të Athletic Bilbaos, Nico Williams, njofton mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjiganti spanjoll në fakt po e konsideron mundësinë që ta paguajë klauzolën e lirimit nga kontrata të përfaqësuesit spanjoll.
Mediumi spanjoll po ashtu raporton se ylli spanjoll qëndron lartë në listën e “Los Blancos”, ndërsa futbollisti ofanziv i Athletic Bilbaos mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” për 58 milionë euro.
Barcelona ndërkohë ka hequr dorë nga Nico, të cilin e kishte objektiv të madh verën e kaluar pas shkëlqimit të tij në Euro 2024 me Spanjën. /Gazeta Express