Reali ia mësyn Koulibalyt, e sheh si pasardhës të Ramosit - Gazeta Express
string(56) "reali-ia-mesyn-koulibalyt-e-sheh-si-pasardhes-te-ramosit"

Gazeta Express

03/12/2019 14:50

Reali ia mësyn Koulibalyt, e sheh si pasardhës të Ramosit

Gazeta Express

03/12/2019 14:50

“Los Blancos” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi stabil për sezonin e ardhshëm, i cili njëherësh do ta zëvendësonte Sergio Ramosin në të ardhmen

Real Madridi është duke planifikuar të përforcohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Lexo Edhe:

Gjiganti spanjoll ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe për këtë ia ka vënë syrin futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi sportiv italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.

“Los Blancos” e shohin përfaqësuesin senegalez si pasardhës afatgjatë të Sergio Ramosit.

Mirëpo, 13 herë kampioni evropian duhet të përballet me konkurrencën e fortë të Manchester Unitedit, i cili po ashtu e do futbollistin.

Reali është i gatshëm ta bëjë një ofertë të majme për ta transferuar Koulibalyn.

Nga ana e tij, Napoli nuk do ta lëshonte qendërmbrojtësin për një shumë më të vogël se 100 milionë euro. /Gazeta Express/