Reali, i vendosur për Kanten - Gazeta Express
string(27) "reali-i-vendosur-per-kanten"

Gazeta Express

09/07/2020 16:20

Reali, i vendosur për Kanten

Gazeta Express

09/07/2020 16:20

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë mesfushorin francez të Chelseat gjatë kësaj vere

Real Madridi ka shfaqur interesim për futbollistin e Chelseat, N’Golo Kante.

“Los Blancos” e kanë bërë gati një ofertë për mesfushorin francez, shkruan mediumi britanik “Express Sport”.

“Blues” janë të interesuar për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Haverts.

Me këtë rast, Kante mund të largohet nga “Stamford Bridge” për t’i bërë vend futbollistit gjerman.

Ndërkohë, interesim për kampionin e botës me Francën ka shfaqur edhe Interi në Itali.

Chelsea i kërkon 70 milionë euro për Kanten. /Gazeta Express/