Reali i shpëton humbjes me golin e Benzemas dhe ndihmën e Courtois në minutën e 95-të - Gazeta Express
string(85) "reali-i-shpeton-humbjes-me-golin-e-benzemas-dhe-ndihmen-e-courtois-ne-minuten-e-95-te"

Gazeta Express

15/12/2019 22:58

Reali i shpëton humbjes me golin e Benzemas dhe ndihmën e Courtois në minutën e 95-të

Gazeta Express

15/12/2019 22:58

Madridi ka marrë një pikë në ‘Mestalla’, duke barazuar 1-1 me Valencian

Real Madridi i ka shpëtuar humbjes në ‘Mestalla’ në minutën e 95-të të takimit, duke barazuar rezultatin kundër Valencias për të marrë një pikë të artë tre ditë para ‘El Clasicos’, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Los Blancos ishin duke u mposhtur 1-0 nga Valencia deri në minutën e 94-tër, kishte shënuar Carlos Soler në min e 78-të.

Kur u mendua se gjithçka po kryhet 1-0, pas një harkimi nga këndi në minutën e 95-të, edhe Thibaut Courtois doli në sulm dhe për shkak të gjatësisë së tij, e goditi topin me kokë duke detyruar portierin kundërshtar që ta mos intervenojë siç duhet dhe e ktheu në zonë.

Aty, pas kthimit në zonë, nga tollovia e krijuar, përfitoi Karim Benzema që e dërgoi në rrjet për të barazuar rezultatin në fund dhe për t’ia siguruar një pikë Realit në fund të takimit që në ‘Camp Nou’ shkon me kokën lart për t’u përballur me Barcelonën.

Gjithçka do të vendoset në ‘El Clasicon’ e së mërkurës, nëse do të kemi një lider të ri të diferencuar me pikë në La Liga, apo do të vazhdojnë të luftojnë dyja kokë më kokë për titullin në Spanjë. /Gazeta Express/