Reali i mllefosur me referimin, rikthehet beteja mediatike kundër Barçës - Gazeta Express
string(71) "reali-i-mllefosur-me-referimin-rikthehet-beteja-mediatike-kunder-barces"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 15:58

Reali i mllefosur me referimin, rikthehet beteja mediatike kundër Barçës

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 15:58

Real Madridi nuk e ka fshehur indinjatën e thellë pas ndeshjes në “Anoeta”, mbi të gjitha pas ndëshkimit me karton të kuq të qendërmbrojtësit, Huijsen.

Një rast që i ka rikthyer polemikat rreth referimit “jo të favorshëm” ndaj “Los Blancos”, një polemikë që kishte nisur në sezonin e kaluar, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas statistikave të brendshme të klubit, në shekullin XXI Barcelona i ka përfituar 65 kartonë të kuq në favor të saj kundër vetëm 2 të Realit, një distancë impresionuese prej +63.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve statistikat janë shumë më të ekulibruara: +12 për Barçën dhe +13 për Realin, duke e përforcuar kështu dyshimin madrilen për një jo-ekuilibër në kampionatin spanjoll.

Këta numra janë përfshirë në kontekstin e çështjes Negreira, ku Barcelona akuzohet se ka dhënë para për ish-zëvendës presidentin e Komisionit Arbitrar.

Për Realin, ky kombinim i numrave dhe i skandaleve lidhet me bindjen se disa vendime në La Liga mund të jenë të ndikuara pashmangshëm nga klubi katalunas.

Krejt kjo e ke gjeneruar një pakënaqësi të thellë rreth referimit dhe, sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, Reali është i gatshëm ta nisë një “luftë” të vërtetë kundër asaj që e konsideron si “një padrejtësi sistematike”. /Gazeta Express