Reali, i gatshëm t'i shesë Balen e Jamesin - Gazeta Express
string(40) "reali-i-gatshem-ti-shese-balen-e-jamesin"

Gazeta Express

20/04/2020 15:00

Reali, i gatshëm t’i shesë Balen e Jamesin

Gazeta Express

20/04/2020 15:00

Gjiganti madrilen po mendon ta pastrojë ekipin gjatë verës dhe futbollisti uellsian dhe ai kolumbian pritet të largohen

Real Madridi po planifikon të bëjë ndryshime në ekip për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se “Los Blancos” po planifikojnë t’i shesin Gareth Balen dhe James Rodriguezin, përcjell Gazeta Express.

Gjithashtu, edhe lojtarët si Lucas Vazquez, Mariano Diaz, Alvaro Odriozola e Nacho Fernandez mund të shiten gjatë verës që vjen.

Reali po mendon të shesë futbollistë për të bërë para, në mënyrë që të transferojë futbollistë të tjerë.

Nëse “Los Blancos” i shesin këta gjashtë lojtarë, do t’i kursejnë 75 milionë euro vetë nga rrogat e tyre vjetore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement