Reali ‘goditet’ nga një sanksion prej UEFA-s, shkaku i veprimit të një tifozi - Gazeta Express
string(74) "reali-goditet-nga-nje-sanksion-prej-uefa-s-shkaku-i-veprimit-te-nje-tifozi"

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 20:00

Reali ‘goditet’ nga një sanksion prej UEFA-s, shkaku i veprimit të një tifozi

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 20:00

Real Madridi është ndëshkuar nga UEFA për një përshëndetje naziste që u transmetua në mbarë botën, ndërsa ata po përpiqeshin të tregonin kundërshtimin e tyre ndaj racizmit.

“Los Blancos” janë gjobitur dhe kanë marrë një pezullim për një mbyllje të pjesshme të stadiumit.

Ngjarja ndodhi pak para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Benficës, kur tifozët në sektorin e tyre të këndimit, Grada Fans, mbajtën një Tifo me mbishkrimet “No to racism” dhe “Respect”.

Kur kamera u kthye drejt tribunës, u pa njëri nga tifozët duke ngritur dorën e djathtë në një përshëndetje naziste.

Sanksioni përfshin një gjobë prej 15,000 € dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit e pezulluar – nëse ndodh një incident tjetër i ngjashëm, masa do të hyjë në fuqi.

Komiteti disiplinor i UEFA-s publikoi këtë deklaratë për incidentin të premten:

Komiteti Disiplinor i UEFA-s (CEDB) ka vendosur:

“Të gjobitet Real Madrid me 15,000 € dhe të urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit të Real Madrid (500 ulëse ngjitur në tribunën e poshtme jugore), gjatë ndeshjes së ardhshme të një kompeticioni klubesh të UEFA-s ku Real Madrid do të luajë si nikoqir, për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të tij. Kjo mbyllje e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove prej një viti, duke filluar nga data e këtij vendimi”.

Pak pas ndeshjes, Real Madrid publikoi një deklaratë duke konfirmuar se kishte larguar nga stadiumi anëtarin në fjalë gjatë lojës.

Klubi ka nisur gjithashtu një proces disiplinor për ta përjashtuar atë si anëtar klubi. Ky është hera e dytë që Real Madrid ka marrë masa për sjellje diskriminuese gjatë 18 muajve të fundit, pas disa lojtarëve të Barcelonës që u sulmuan racialisht gjatë një takimi në La Liga.

Megjithatë, para ndeshjes kundër Benficës, një grup i madh tifozësh u mblodh jashtë “Bernabéut” pa ndërhyrjen e policisë, duke bërë përshëndetje naziste dhe duke kënduar këngë fashiste në lidhje me ish-diktatorin spanjoll, Francisco Franco./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement