Reali fiton me vuajtje, i afrohet edhe më shumë titullit - Gazeta Express
string(32) "reali-fiton-titulli-edhe-me-pran"

Gazeta Express

13/07/2020 23:56

Reali fiton me vuajtje, i afrohet edhe më shumë titullit

Gazeta Express

13/07/2020 23:56

Fitore e vështirë për Realin, por shumë e rëndësishme që shkon sërish në 4 pikë diferencë me Barcelonën kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në fund të sezonit.

Real Madridi ka marrë tri pikë të arta në xhiron e 36 në La Liga, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Spanjë.

Lexo Edhe:

Los Blancos me shumë vështirësi e mposhtën në udhëtim Granadën, sfidë që përfundoi 2-1.

Reali e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në minutat e para të takimit, me anë të Ferland Mendy dhe Karim Benzema.

Por, në pjesën e dytë Granada bëri paraqitje fantastike, por nuk arriti të shënojë më shumë se një gol.

Darëin Machis shënoi për 1-2 në minutën e 50’ dhe nga ky moment, vendasit i krijuan shumë telashe ekipit të Zinedine Zidane, por arritën të mbrojnë rezultati deri në fund për të marrë tri pikë që kanë aromën e titullit.

Reali tani ka katër pikë më shumë se Barcelona dhe në dy ndeshjet e fundit i mjaftojnë dy barazime për ta fituar titullin, derisa mund të shpallet edhe matematikisht kampion nëse të enjten, Reali e mund në Di Stefano Villarrealin. /Gazeta Express/