Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në Lisbonë ndaj Benficës, mes një kaosi të shkaktuar gjatë ndeshjes.
Reali triumfoi 1-0 si mysafir i Benficës, me ndeshjen e luajtur në kuadër të “play-offit” të Ligës së Kampionëve.
Ishte Vinicius Jr që shënoi për 1-0 në pjesën e dytë, pas një pjese të parë pa gola e me dominim të Realit.
Braziliani shënoi në minutën e 50-të, dhe pas atij momenti shpërtheu një përplasje në fushë.
Gjatë festimit të golit, Viniciusi kërceu dhe duket se kjo nuk i pëlqeu gjyqtarit dhe e ndëshkoi me karton të verdhë.
Më pas, braziliani dyshohet se u ofendua nga Gianluca Prestianni, futbollist i Benficës me prejardhje argjentinase.
Ai i tregoi gjyqtarit të ndeshjes, Le Texier për këtë rast dhe ndeshja u ndërpre për dhjetë minuta.
Pas dhjetë minutash, ndeshja rifilloi dhe sa herë që Vinicius e prekte topin, fishkëllohej nga tifozët e Benficës.
Deri në fund, gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll 1-0 për Realin, me 12 minuta të lojës shtesë.
Reali do t’i bëjë konak Benficës me 25 shkurt, e mërkurë, për ndeshjen e kthimit./GazetaExpress/