Reali fiton dhe bashkë me Interin kualifikohen në fazën tjetër të Champions League - Gazeta Express
string(82) "reali-fiton-dhe-bashke-me-interin-kualifikohen-ne-fazen-tjeter-te-champions-league"

Reali fiton dhe bashkë me Interin kualifikohen në fazën tjetër të Champions League

Sport

Gazeta Express

24/11/2021 22:51

Reali dhe Interi kanë prerë biletën për në fazën tjetër të LIgës së Kampionëve. Reali e mundi 3-0 FC Sheriffin, duke u kualifikuar në kështu në fazën tjetër, bashkë me Interin, që më herët e mundi 2-0 Shakhtarin.

Real Madridi dhe Interi janë skuadrat e radhës që kanë siguruar nga një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Interi më herët mundi 2-0 Shakhtarin dhe po priste vetëm fitoren e Los Blancos  për të siguruar edhe matematikisht kalimin më tutje.

Relai nuk dëshpëroi dhe me fitoren që arriti, kualifikoi veten dhe Interin në fazën tjetër.

Reali e mundi 3-0 FC Sheriffin me golat e David Alaba, Toni Kroos dhe Karim Benzema.

Lajm i hidhur është dëmtimi i Alabas, që lëshoi fushën para kohe,

Sido që të jetë, Reali tani ka 12 pikë, dy më shumë se Interi që luan sfidën e fundit dhe do të luftohet për pozitën e parë. /Gazeta Express/