Reali e zyrtarizon Mastantuonon: Një ëndërr e bërë realitet - Gazeta Express
string(58) "reali-e-zyrtarizon-mastantuonon-nje-enderr-e-bere-realitet"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 14:25

Reali e zyrtarizon Mastantuonon: Një ëndërr e bërë realitet

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 14:25

Franco Mastantuono është bërë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.

Mesfushori argjentinas, i cili i mbushi sot 18 vjet, ka nënshkruar kontratë me “Los Blancos” pasi i kreu me sukses vizitat mjekësore, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i deridjeshëm i River Plates u prezantua nga presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili beson shumë në kualitetet e futbollistit, të cilin e konsideron si të ardhme te gjigantit spanjoll.

“Sot është një ditë e veçantë. Sot është dita kur njëri prej talentëve më të mëdhenj në botë i bashkohet klubit tonë. Sot ne i urojmë mirëseardhje Franco Mastantuonos në Real Madrid”, tha fillimisht kreu i klubit madrilen.

“Franco e ka ëndërruar këtë ditë qe një kohë të gjatë. Ai e donte veç Realin. Franco është një ‘Madridista’ i vërtetë”, shtoi Perez.

Derisa prindërit e futbollistit u panë me lotët në sy, futbollisti e shprehu gëzimin e tij që u bë madrilen.

“Ëndrra ime u bë realitet. Ky është klubi më i madh i të gjitha kohëve dhe jam mjaft i lumtur.”

“Premtoj se do ta lë jetën time në fushë për këtë fanellë. Me mua, ju do ta keni një tifoz të Real Madridit duke luajtur për ju në fushën e blertë.”

“Dua ta falënderoj familjen time, gjyshërit e mi, kushërinjtë për gjithçka. Që janë këtu, që më kanë ndihmuar. Gjithashtu, të gjithë ata që i njoh në Argjentinë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa ju.”

“Faleminderit edhe juve president Perez, faleminderit Juni Calafat. Faleminderit që keni besuar në mua. Hala Madrid.” /Gazeta Express