Trent Alexander-Arnold është zbuluar edhe zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit në prezantimin e bërë sot.
26-vjeçari e la Liverpoolin pasi i kaloi aty dy dekada, ndërsa është i gatshëm për rrugëtimin e ri në karrierën e tij tek gjiganti madrilen.
Realit iu desh t’i paguante rreth 10 milionë funte për ta pasur në dispozicion para 30 qershorit, kur do t’i skadonte kontrata me Liverpoolin, shkruan “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi anglez do ta veshë fanellën me numrin 12.
Atij mirëseardhje i uroi presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili e prezantoi sot duke besuar se bashkërisht do të arrijnë suksese.
Kështu, ai mund të luajë me “Los Blancos” në Botërorin e Klubeve dhe u përfshi dje në ekip për këtë turne që do të mbahet në SHBA nga 15 qershori deri më 14 korrik. /Gazeta Express