Reali e ofron Jovicin për Haalandin - Gazeta Express
string(35) "reali-e-ofron-jovicin-per-haalandin"

Gazeta Express

07/04/2020 17:20

Reali e ofron Jovicin për Haalandin

Gazeta Express

07/04/2020 17:20

Gjiganti spanjoll po i shikon të gjitha mundësitë për të arritur deri tek sulmuesi i rrezikshëm norvegjez i Borussia Dortmundit

Real Madridi po i shikon të gjitha mundësitë për të arritur deri tek Erling Haalandi, shkruan Gazeta Express.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez është një admirues i madh i sulmuesit të rrezikshëm norvegjez.

Dhe, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se gjiganti spanjoll për Haalandin është i gatshëm t’ia ofrojë Borussia Dortmundit sulmuesin Luka Jovic.

Ky i fundit i ishte bashkuar Realit nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar, por nuk e ka gjetur veten në “Santiago Bernabeu”.

Nga ana tjetër, Haaland, pasi shpërtheu vitin e kaluar tek Salzburgu, po vazhdon të impresionojë në Dortmund. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement