Reali e kërkon sonte fitoren e shkëputjes - Gazeta Express
string(41) "reali-e-kerkon-sonte-fitoren-e-shkeputjes"

Gazeta Express

02/07/2020 15:20

Reali e kërkon sonte fitoren e shkëputjes

Gazeta Express

02/07/2020 15:20

“Los Blancos” e kanë një mundësi të artë sonte të shkojnë në +4 pikë ndaj Barcelonës nëse e mundin Getafen

Real Madridi e ka një mundësi të artë sonte për t’u shkëputur nga Barcelona dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Spanjë.

Lexo Edhe:

“Los Blancos” gjenden një pikë përpara gjigantit katalunas, por e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, ekipi i Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se sonte i duhet me patjetër fitorja ndaj Getafes, për t’i ikur katër pikë kampionit aktual spanjoll.

Barça dështoi të fitonte në dy ndeshjet e fundit, e në anën tjetër “Los Blancos” po tregojnë formë të lartë.

Realit do t’i mungojë Eden Hazardi sonte, por trajneri Zidane ka alternativa të tjera.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 33-të të La Ligas.

Dueli në mes të Realit dhe Getafes do të fillojë në orën 22:00.

Nëse e fiton këtë lojë, më pas Reali do t’i kishte edhe pesë finale për ta ruajtur pozitën e parë.

Nga këto pesë ndeshje, edhe nëse barazon dy herë, Reali prapë shpallet kampion. /Gazeta Express/