Kylian Mbappe e përjetoi një situatë aspak të zakontë pas ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit në Botërorin e Klubeve.
“Los Blancos” e siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa lojtarët u larguan si zakonisht nga stadiumi për të hipur në autobus dhe për t’ju drejtuar aeroportit pasi do të riktheheshin me aeroplan në Palm Beach, Miami, respektivisht në qendrën e tyre të grumbullimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, një ngjarje e pazakontë i ndodhi klubit mbretëror spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.
Madrilenët u nisën pa yllin e tyre Mbappe, i cili nuk ishte i pranishëm në autobusin e klubit.
Më pas u kuptua se ish-futbollistit të Monacos dhe Paris Saint-Germainit iu desh gati një orë për t’u vonuar pasi iu nënshtrua një testi të antidopongut, për t’u larguar vetëm pas përfundimit të krejt procedurave nga stadiumi “MetLife”.
Mbappe u rikthye së fundmi pasi ishte i sëmurë dhe i humbi ndeshjet e fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube. /Gazeta Express