Reali e Chelsea ‘sfidojnë’ njëri-tjetrin për mesfushorin 80-milionësh - Gazeta Express
string(67) "reali-e-chelsea-sfidojne-njeri-tjetrin-per-mesfushorin-80-milionesh"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 18:26

Reali e Chelsea ‘sfidojnë’ njëri-tjetrin për mesfushorin 80-milionësh

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 18:26

Real Madrid e kanë vënë shënjestrën mbi një përforcim të sigurt për verën e ardhshme, por realizimi i tij mund të mos jetë i lehtë.

Nuk është sekret që Los Blancos kanë një klauzolë riblerjeje shumë të favorshme për Nico Paz, i cili ka qenë një zbulim në Serie A që nga kalimi te Como në vitin 2024. 21-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime vetëm në gjashtë paraqitjet e para të këtij sezoni, arsye pse Real Madrid tashmë po bën lëvizjet për rikthimin e tij në “Santiago Bernabéu”.

Plani i madrilenëve është aktivizimi i opsionit për ta rikthyer Paz-in në fillimet e merkatos së ardhshme, por sipas CaughtOffside, ata mund të përballen me konkurrencë serioze nga Chelsea.

Chelsea e sheh mesfushorin si alternativë për Fermin Lopez, të cilin nuk arriti ta transferonte nga Barcelona gjatë merkatos së fundit. Nga ana tjetër, Como do ta preferonte shitjen te klubi anglez, pasi do të fitonte shumë më tepër financiarisht, megjithëse janë të vetëdijshëm edhe për planet e Realit.

Sipas raportit, Como po përgatitet për bisedime me Real Madrid në muajt e ardhshëm, pasi synon të heqë klauzolën e riblerjes. Klubi italian beson se mund ta shesë lojtarin e përfaqësueses së Argjentinës deri në 80 milionë euro, krahasuar me vetëm 8 milionët që Los Blancos do të paguanin për ta rikthyer.

Megjithatë, duke qenë se Real Madrid është i vendosur ta sjellë Paz-in verën tjetër, do të ishte surprizë të hynte në këto negociata me Como. Nuk ka arsye të heqin dorë nga një marrëveshje kaq e leverdishme, dhe departamenti sportiv i klubit meriton lëvdata të mëdha që përfshiu këtë klauzolë në marrëveshjen e vitit 2024./GazetaExpress/