Reali dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin gjerman – Alonso e jep dritën e gjelbër - Gazeta Express
string(80) "reali-deshiron-te-nenshkruaje-me-sulmuesin-gjerman-alonso-e-jep-driten-e-gjelber"

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 19:23

Reali dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin gjerman – Alonso e jep dritën e gjelbër

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 19:23

Real Madrid ka vendosur sytë te Niclas Füllkrug si një opsion strategjik për vijën sulmuese.

Xabi Alonso, i cili po fillon të ndërtojë projektin e tij të parë të madh në stolin e “Los Blancos”, e konsideron thelbësore që të ketë një qendërsulmues që mund të ofrojë zgjidhje vendimtare në ndeshjet e vështira dhe fazat me presion të lartë.

Qëllimi nuk është të nënshkruhet me një yll të padiskutueshëm, por me një sulmues me përvojë, që sjell prezencë fizike, lojë në ajër dhe aftësi për të bërë diferencën si zëvendësues nga stoli.

Pas largimit të Joselut, i cili e luajti pikërisht atë rol sezonin e kaluar, klubi është në kërkim të një profili të ngjashëm: një sulmues i besueshëm, me instinkt brenda zonës dhe që e kupton rolin e tij në një skuadër të mbushur me talent për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse emri i Ante Budimir është përfolur së fundmi si opsion serioz, transferimi i tij nuk është finalizuar dhe negociatat po hasin vështirësi.

Në këtë kontekst, Füllkrug shfaqet si një alternativë solide.

Sulmuesi gjerman, që shkëlqeu në kohën e tij te Borussia Dortmund, ka pasur ulje-ngritje te Ëest Ham, kryesisht për shkak të problemeve fizike.

Megjithatë, aftësia e tij për të shënuar gola dhe përvoja në nivelin më të lartë e bëjnë një lojtar tërheqës për klubet elitare.

Në moshën 32-vjeçare, mundësia për të veshur fanellën e bardhë dhe për të garuar për trofe mund të jetë vendimtare për të pranuar një ndryshim ambienti pas një sezoni të vështirë në Angli.

Operacioni nuk do të kërkonte një shpenzim të madh, dhe vetë lojtari e sheh këtë lëvizje si një mundësi për të rilindur në karrierë. Ndërsa vazhdon të shqyrtojë opsione të tjera, Real Madrid e mban gjermanin në vëmendje si një bast të sigurt për të plotësuar skuadrën në një vit ku do të synohet gjithçka./GazetaExpress/