Reali bie në “Anfield”, Liverpooli triumfon me golin e MacAllisterit - Gazeta Express
string(65) "reali-bie-ne-anfield-liverpooli-triumfon-me-golin-e-macallisterit"

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 23:02

Reali bie në “Anfield”, Liverpooli triumfon me golin e MacAllisterit

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 23:02

Real Madridi ka marrë një goditje në “Anfield”, pas një serie të mirë fitoresh.

Djelmoshat e Xabi Alonsos u mposhtën nga Liverpooli minimalisht, shkruan “Gazeta Express”.

Ishte Alexis MacAllister që i dha fitoren Liverpoolit, duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 61-të.

Goli erdhi pas një periudhe dominimi nga Liverpooli, ku “Të Kuqtë” patën shumë raste të mira shënimi, por që ndaleshin nga portieri në formë, Thibaut Courtois.

Reali, në anën tjetër, nuk pati raste të mira shënimi gjatë tërë ndeshjes, me dyshen Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr që nuk ishin në ditët e tyre.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e nëntë pikëve, në vendin e gjashtë, aq sa ka edhe Reali në një pozitë më lartë./GazetaExpress/