Reali bën gati ofertën për sulmuesin e La Ligas, që i shënoi 21 gola sezonin e kaluar - Gazeta Express
string(84) "reali-ben-gati-oferten-per-sulmuesin-e-la-ligas-qe-i-shenoi-21-gola-sezonin-e-kaluar"

Sport

Gazeta Express

13/06/2025 17:42

Reali bën gati ofertën për sulmuesin e La Ligas, që i shënoi 21 gola sezonin e kaluar

Sport

Gazeta Express

13/06/2025 17:42

Real Madrid ka ndier mungesën e Joselu Matos këtë sezon, pasi veterani u largua drejt Katarit verën e kaluar pas transferimit të Endrick Felipe. Sulmuesi spanjoll ishte një armë kyçe për Carlo Ancelottin, dhe tani “Los Blancos” janë në kërkim të një profili të ngjashëm për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Sipas raportimeve të fundit, Real Madrid po shqyrton mundësinë e afrimit të një “numri nëntë” klasik për të shtuar thellësi në repartin ofensiv dhe për të pasur një alternativë të ndryshme në sulm. Në krye të listës së tyre ndodhet sulmuesi kroat i Osasunës, Ante Budimir. Sipas “Fichajes”, që citon “Sport”, madrilenët kanë bërë tashmë një ofertë për të.

Real Madrid raportohet se i ka ofruar Budimirit një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh. Sulmuesi 33-vjeçar ka tërhequr interes nga klube si Real Betis, Real Sociedad, Roma dhe Juventus, të cilët kanë pyetur për situatën e tij. Ai ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurosh – po aq sa pagoi edhe Osasuna për ta blerë – por nëse vjen një ofertë nga një klub si Real Madrid, Osasuna pritet të negociojë.

Gjithashtu thuhet se “Los Blancos” mund të përfshijnë në marrëveshje edhe huazimin e njërit prej sulmuesve të Castillas, si Álvaro Rodríguez apo Gonzalo García Torres, të cilët po kërkojnë destinacione të reja këtë verë.

Budimir shkëlqeu sezonin e fundit me Osasunën, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në La Liga. Ai shënoi gjithsej 24 gola në 42 ndeshje, përfshirë 21 në kampionat – duke u renditur i treti në garën për “Pichichi”, pas vetëm Leëandoëskit dhe Mbappés. Për më tepër, ai realizoi gati 44% të të gjitha golave të skuadrës së tij në La Liga.

Përveç Budimirit, në listën e Real Madrid për një sulmues klasik përfshihen edhe emra si Dusan Vlahovic (Juventus), Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace), Patrick Schick (Bayer Leverkusen) dhe Nick Woltemade (Stuttgart)./GazetaExpress/