“Real Madridi u pendua që e transferoi Mbappen” - Gazeta Express
string(45) "real-madridi-u-pendua-qe-e-transferoi-mbappen"

Sport

Gazeta Express

19/10/2024 16:24

“Real Madridi u pendua që e transferoi Mbappen”

Sport

Gazeta Express

19/10/2024 16:24

Real Madridi më në fund arriti që këtë verë të nënshkruajë me dëshirën e kahmotshme, Kylian Mbappen.

“Mbretërit” qenë të interesuar për shërbimet e tij, që nga shpërthimi te Monaco në vitin 2017.

Këtë e arritën këtë verë, mirëpo që po duket se gjithçka nuk po shkon si duhet.

Siç raporton gazetari Romain Molina, Real Madridi tashmë është “penduar” për transferimin e tij.

“Ata janë penduar për nënshkrimin e tij. Nuk doli se çka pritën prej tij”, ka thënë ai.

Ai shtoi në raportimin e tij se Kylian Mbappe ishte vetëm dëshira e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Kylian Mbappe deri më tani ka zhvilluar 11 ndeshje me Real Madridin, duke arritur të shënojë 7 gola e të dhurojë 1 asist.

Po ashtu, ai e ka fituar edhe një trofe, atë të Superkupës së Europës./GazetaExpress/