Real Madridi ka njoftuar se trajneri, Pablo Laso, është liruar nga spitali.
Klubi spanjoll i basketbollit bëri të ditur se shëndeti i Lasos tashmë është më i mirë, shkruan Gazeta Express.
Real Madridi gjithashtu njoftoi se 54-vjeçari është liruar nga Spitali Universitar “Sanitas La Moraleja”.
Gjendja shëndetësore e Pablo Lasos do të monitorohet në vazhdimësi nga stafi i kardiologjisë.
Nuevo Comunicado Oficial 6 de junio: Pablo Laso.#RealMadrid
— Real Madrid Basket (@RMBaloncesto) June 6, 2022
Kujtojmë se trajneri i Real Madridit dje kishte pësuar infarkt në zemër. /Gazeta Express/
Laboratori Cambridge ofron D-DIMER ose RAPID COVID TEST – PA PAGESË për të gjithë pacientët që kryejnë një shërbim...