Real Madridi tërhiqet nga gara për Ibrahima Konaté – e njofton Liverpoolin se nuk e duan mbrojtësin francez - Gazeta Express
string(105) "real-madridi-terhiqet-nga-gara-per-ibrahima-konate-e-njofton-liverpoolin-se-nuk-e-duan-mbrojtesin-francez"

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 11:02

Real Madridi tërhiqet nga gara për Ibrahima Konaté – e njofton Liverpoolin se nuk e duan mbrojtësin francez

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 11:02

Real Madrid i ka bërë të qartë Liverpoolit se nuk do të ndërmarrë hapa për transferimin e Ibrahima Konaté, pavarësisht spekulimeve të forta që e lidhnin mbrojtësin francez me “Los Blancos”.

Kontrata e Konatés skadon në verë dhe, nëse nuk rinovohet, ai do të jetë i lirë të largohet falas në fund të sezonit.

Që nga fillimi i kampionatit, është folur se 26-vjeçari mund të kërkojë një sfidë të re pas pesë vitesh në Anfield.

Real Madrid ishte cilësuar si destinacioni më i mundshëm i tij dhe, nga 1 janari, madrilenët do të kishin të drejtë të negocionin një para-kontratë me lojtarin.

Megjithatë, sipas The Athletic, klubi spanjoll i ka njoftuar zyrtarisht Liverpoolin se nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Konatén, përcjell Gazeta Express.

Mbrojtësi francez ka zhvilluar bisedime për të ardhmen e tij me Liverpoolin, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata ngre shqetësime te “The Reds”, sidomos pas rastit të Trent Alexander-Arnold, i cili sezonin e kaluar lejoi kontratën t’i afrohej skadimit dhe përfundoi duke iu bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë.

Real Madrid ka shfrytëzuar me sukses tregun e lojtarëve të lirë vitet e fundit, duke marrë emra të mëdhenj si Kylian Mbappé, David Alaba dhe Antonio Rüdiger, por duket se Konaté nuk është pjesë e planeve të tyre. /GazetaExpress/