Pak orë pasi Barcelona e mori kreun e tabelës së La Ligës, Real Madridi do të tentojë t’ia rrëmbejë sërish këtë pozitë si lider, duke siguruar fitore në ndeshjen kundër Levantes.
Real Madridi do ta vizitojë sot në orën 21:00 Levanten në stadiumin Ciutat de Valencia, në ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligës, transmeton Gazeta Express.
Pasi që fundjava tjetër do ta sjellë derbin e El Clasicos në Santiago Bernabeu, Real Madridi i Zinedine Zidane do të tentojë ta dëshmojë sot se është gati për këtë përballje duke fituar bindshëm kundër Levantes.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...