Real Madridi dhe Benfica janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të talentuar spanjoll, Álvaro Carreras.
Sipas raportimeve nga Marca, negociatat janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka pritet të mbyllet zyrtarisht pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Carreras, i cili aktualisht është pjesë e Benficës, ka shprehur qartë dëshirën për t’u bashkuar me “Los Blancos”.
Kushtet personale mes lojtarit dhe Real Madridit janë arritur që në muajin qershor, dhe ai nuk ka pasur asnjë dyshim se dëshiron vetëm rikthimin në Spanjë.
Zyrtarizimi i marrëveshjes mund të ndodhë menjëherë pas përfundimit të angazhimeve të klubit në Kupën e Botës për Klube dhe sipas burimeve të brendshme, gjithçka është “gati-gati e përfunduar”.