Real Madridi paralajmërohet: Chelsea kërkon shifër rekord për Enzon - Gazeta Express
string(66) "real-madridi-paralajmerohet-chelsea-kerkon-shifer-rekord-per-enzon"

Sport

Gazeta Express

06/02/2026 13:32

Real Madridi paralajmërohet: Chelsea kërkon shifër rekord për Enzon

Sport

Gazeta Express

06/02/2026 13:32

Chelsea kanë marrë një qëndrim të fortë për të ardhmen e Enzo Fernández mes interesimit nga Real Madridi. Sipas Mundo Deportivo, klubi londinez kërkon minimumi 100 milionë euro, ndërsa shifra mund të rritet deri në 120 milionë euro përpara se të merren parasysh negociatat.

Mesfushori argjentinas, i transferuar për rreth 107 milionë paund, konsiderohet një element kyç i projektit sportiv të Chelsea-t.

Me kontratë afatgjatë dhe pa presion për shitje, “Blutë” synojnë të mbrojnë investimin e tyre dhe nuk pritet të pranojnë oferta nën vlerësimin e vendosur. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement