Real Madridi në krizë të thellë: Problemi i Zidane, kontrata e Ramos, largimi i Odegaard... - Gazeta Express

Real Madridi në krizë të thellë: Problemi i Zidane, kontrata e Ramos, largimi i Odegaard…

Futboll

Gazeta Express

22/01/2021 23:59

Eliminimi i “tmerrshëm” nga Alcoyano në Kupën e Mbretit ka bërë që Real Madridi të hyjë në një krizë të re – e cila tejkalon edhe skuadrën e parë dhe çdo sektor të kampionit të Spanjës

Nga bordi në fushë, problemet e Los Blancos mund të gjenden në disa depertamente, derisa ka probleme edhe me një numër individësh që kanë ngritur alarmin po ashtu.

Më poshtë do të paraqitet një analizë se çfarë saktësisht ka shkuar gabim me skuadrën nga Santiago Bernabeu dhe pse klubi është duke pasur probleme brenda dhe jashtë fushe.

Momentet e këqija të Zidane

Pasi që pati presion gjatë pjesës së parë të sezonit, Zinedine Zidane e shpëtoi vetveten me disa rezultate të mira në dhjetor. Megjithatë, e tërë puna e mirë ra për tokë pasi që skuadra po kalon në një formë pa konsistencë në rezultate.

Në 26 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, Real Madridi ka arritur që të këtë vetëm 14 fitore. Ata kanë shtatë humbje dhe ka barazuar në pesë ndeshje të tjera. Brenda një jave ata janë eliminuar nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit.

Edhe pse këto dy gara nuk janë prioritet, këto nuk janë shenja të mira për ta fituar La Liga Santander apo Liga e Kampionëve. Ata kanë kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke ju falënderuar një fitoreje kundër Borussia Monchengladbach në ndeshjen e fundit në grup.

Rinovimi i kontratës së Ramos

Një problem tjetër që mund të shpërqendrojë si drejtorët ashtu edhe lojtarët, pa përmendur trajnerët, është kontrata e re me Sergio Ramos.

Me vetëm pesë muaj kontratë që ka ai, për momentin nuk ka një marrëveshje me klubin për zgjatje të kontratës së tij dhe Real Madridi mund të mbetet pa kapitenin e tyre më shpejt se sa është pritur.

Humbja kundër Alcoyanos me mungesë të mbrojtësit ka nënvizuar rëndësinë e tij përsëri për skuadrën, të cilët të gjithë dëshirojnë që të zgjidhet ky problem.

Rasti Odegaard

Kërkesa e Martin Odegaard për t’u larguar nga klubi vjen në një kohë shumë të keqe. Huazimet e tij të mëparshme ishin bërë në verë, por tani pasi nuk luajti shumë në pjesën e parë të sezonit, ai po kërkon që të largohet si i huazuar përsëri.

Kërkesa e norvegjezit për t’u larguar është një goditje për imazhin e Zidane, me francezin që tashmë është kritikuar për mosbesimin e tij që ka kundrejt lojtarëve të rinj në moshë.

Siç ka raportuar Marca, Odegaard tani është shumë afër kalimit në Arsenal. Nëse kjo lëvizje kryhet, sigurisht nuk do ta ndihmojë Zidane për marrëdhëniet e tij me tifozë.

Largimi i Jovic

Pati një ndjenjë jo të mirë këto ditë kur Luka Jovic shënoi për Eintracht Frankfurtin brenda 28 minutave vikendin e kaluar, gjë që bëri përsëri mediat të drejtojnë kritika kundër Zidane.

“Puna juaj, ai është dashur të luajë”, ishte një ngazmin i llogarisë zyrtare të Twitter të Frankfurtit në spanjisht, ku i referohet qartë mungesës të minutave që pati sulmuesi në Madrid.

Kriza financiare

Si çdo klub tjetër, Real Madridi është duke u përpjekur për ta menaxhuar ndikimin e krizës së koronavirusit në klub prej startit të pandemisë.

Megjithatë, Bernabeu është ende në rindërtim dhe do të mbetet i mbyllur për tifozë, të ardhurat janë të ulëta dhe ata nuk pritet që të kenë para për të bërë transfere.

David Alaba pritet që të vije në klub sezonin e ardhshëm si transfer i lirë por shanset për të shënuar me një lojtar të njohur si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për verën e ardhshme janë të dobëta. /GazetaExpress/