Real Madridi ndalet nga Osasuna, Barcelona liderja e re e La Ligas - Gazeta Express
string(65) "real-madridi-ndalet-nga-osasuna-barcelona-liderja-e-re-e-la-ligas"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2022 22:56

Real Madridi ndalet nga Osasuna, Barcelona liderja e re e La Ligas

Futboll

Gazeta Express

02/10/2022 22:56

Real Madridi është ndalur me barazim 1:1 nga Osasuna në La Liga.

Kështu, merr fund ecuria e të gjitha ndeshjeve fitore në kampionat për “Los Blancos”.

Lexo Edhe:

Rezultati ndryshoi në minutën e 42-të, kur një top i dërguar në zonë nga Vinicius Junior nuk u prek nga askush dhe përfundoi në rrjetë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, kur Garcia realizoi, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 78-të, Garcia u ndëshkua me karton të kuq, kurse nga pika e bardhë dështoi të shënonte Benzema, duke e goditur shtyllën.

Dy minuta më vonë, Benzema realizoi, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, Real Madridi tani ka 19 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë. /Gazeta Express/