Real Madridi mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(54) "real-madridi-meson-kundershtaret-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 18:54

Real Madridi mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 18:54

Shorti i sotëm në Monaco ka përcaktuar rivalët e Real Madridit në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve 2025/26.

“Los Blancos”, të cilët janë rekordmenë të trofeut më prestigjioz në futbollin evropian, pritet të kenë një rrugëtim sfidues, por edhe të mbushur me spektakël.

Kundërshtarët e Real Madridit:

Manchester City

Liverpool

Juventus

Benfica

Marseille

Olympiacos

Monaco

Kairat Almaty

Ky short vendos përballë madrilenëve disa nga klubet më të forta të kontinentit. Përballjet me Manchester City dhe Liverpool priten të jenë kulmi i spektaklit në këtë fazë, ndërsa sfida me Juventusin dhe Benficën sjell një tjetër dimension historik dhe rivaliteti evropian.