Real Madridi mendon për zëvendësuesin e Benzemas në të ardhmen, nis bisedimet për transferimin e Gouirit - Gazeta Express
string(103) "real-madridi-mendon-per-zevendesuesin-e-benzemas-ne-te-ardhmen-nis-bisedimet-per-transferimin-e-gouirit"

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 15:42

Real Madridi mendon për zëvendësuesin e Benzemas në të ardhmen, nis bisedimet për transferimin e Gouirit

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 15:42

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për Amine Gouirin.

Kampionët e Evropës dhe Spanjës nuk kanë shumë aktiv këtë afat kalimtar, pasi Carlo Ancelotti insiston se ekipi i tij është i kompletuar – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni janë përforcimet e Real Madridit këtë verë, të paktën deri më tani.

“SPORT” ka raportuar këtë të premte se “Los Blancos” po i kushtojnë vëmendje të ardhmes duke tentuar të nënshkruajë me Gouirin e Nice.

Sipas mediumit spanjoll, tashmë janë zhvilluar edhe bisedimet mes klubeve.

22-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, teksa klubi francez thuhet se është në mes dy opsioneve; t’i ofrojë lojtarit kontratë të re ose të lejojë largimin e tij drejt “Santiago Bernabeut”.

“SPORT” bëri të ditur gjithashtu se bisedimet janë zhvilluar në lidhje me transferimin e menjëhershëm të sulmuesit ose ai të kalojë edhe një sezon te Nice, por si i huazuar nga Real Madridi.

Klubi nga Ligue 1 thuhet se e preferon opsionin e shitjes së reprezentuesit francez për 40 milionë euro, por që ta mbajë në skuadër si të huazuar edhe për një sezon.

Amine Gouiri është pjesë e Nice që nga viti 2020. Ai ka shënuar 28 gola dhe 18 asistime në 84 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/