Real Madridi konfirmon se Hazard e ka thyer nyjën e këmbës - Gazeta Express
string(58) "real-madridi-konfirmon-se-hazard-e-ka-thyer-nyjen-e-kembes"

Gazeta Express

23/02/2020 14:34

Real Madridi konfirmon se Hazard e ka thyer nyjën e këmbës

Gazeta Express

23/02/2020 14:34

Real Madridi ka konfirmuar se Eden Hazard e ka thyer nyjën e këmbës në ndeshjen e së shtunës kundër Levantes në La Liga.

Sulmuesi belg u largua nga fusha në minutën e 67 të takimit duke çaluar, i cili ishte vetëm i dyti për të pas rikthimit nga lëndimi i kaluar që e kishte lënë jashtë fushës së lojës për tre muaj, transmeton Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, Reali konfirmoi: “Departamenti mjekësor i Real Madridit ka zbuluar se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në kërcirin skajor të këmbës së djathtë. Riaftësimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”.

Kërciri i skajor është ashti që thyhet më së shpeshti në nyje dhe shërimi i tij merr tre deri në katër muaj kohë.

Kjo nënkupton se, Hazard, përveç se do të mungojë në ndeshjen e parë të Real Madridit kundër Manchester City në rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve në mesjavë, si dhe kundër Barcelonës në El Clasicon në fundjavë, ai pothuajse e ka humbur pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe mbase edhe pjesëmarrjen në Euro 2020 me Belgjikën.

Real Madridi e pret Manchester Cityn të mërkurën në Santiago Bernabeu, për ndeshjen e parë në 1/8 e finales në Champions.

Ndërsa, të dielën skuadra e Zinedine Zidane përballet me rivalin dhe liderin e La Ligës, Barcelonën, në një duel të rëndësishëm në luftë për titull këtë sezon.

Ky lëndim vjen si goditje e rëndë për Hazardin, i cili i ka bërë vetëm 10 paraqitje në La Liga për Realin, që prej transferimit nga Chelsea në verë, si pasojë e lëndimeve të njëpasnjëshme. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement