Real Madridi ka njoftuar sot zyrtarisht se mesfushori uruguaian Fede Valverde është diagnostikuar me një lëndim në pjesën e poshtme të shpinës, i njohur si lumbociatalgji.
Pas testeve mjekësore të kryera nga stafi mjekësor i klubit, është konfirmuar gjendja shëndetësore e lojtarit, ndërsa rikuperimi i tij mbetet i varur nga evolucioni i lëndimit.
Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet:
“Pas kontrolleve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Fede Valverde nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me lumbociatalgji. Ai mbetet nën vëzhgim dhe evolucioni i gjendjes së tij do të përcaktojë rikthimin në fushë.”
Lumbociatalgjia është një gjendje që karakterizohet nga dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës që mund të përhapet edhe në këmbë për shkak të kompresimit të nervit shiatik. Zakonisht, rikuperimi kërkon pushim të kontrolluar, terapi fizike dhe ndonjëherë edhe trajtim mjekësor më të specializuar, varësisht nga shkalla e lëndimit.