Real Madridi kërkon nga Ramos ta ulë pagën nëse dëshiron të qëndrojë - Gazeta Express
string(68) "real-madridi-kerkon-nga-ramos-ta-ule-pagen-nese-deshiron-te-qendroje"

Real Madridi kërkon nga Ramos ta ulë pagën nëse dëshiron të qëndrojë

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 8:58

Real Madrid dëshiron që Sergio Ramos ta ulë pagën në mënyrë që të mbetet në klub, raporton ABC.

Florentino Perez dëshiron që kapiteni i tij të nënshkruajë një kontratë të re një-vjeçare me një ulje prej 10 përqind të pagës së tij aktuale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ramos thuhet se dëshiron një marrëveshje dy-vjeçare me të njëjtën pagë si kontrata e tij aktuale, por ai është i interesuar të qëndrojë në Madrid.

Tash e sa kohë ka ngecje në bisedimet për kontratën e re për qendërmbrojtësin spanjoll, i cili nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.

Prej vitit 2005, Sergio Ramos është pjesë e Real Madridit, duke bërë 468 paraqitje dhe duke e ndihmuar klubin të fitojë trofe. /Gazeta Express/