Real Madridi interesohet për Sanchon - Gazeta Express
string(36) "real-madridi-interesohet-per-sanchon"

Real Madridi interesohet për Sanchon

Gazeta Express

03/06/2020 11:28

Real Madridi po e vazhdon kërkimin për yjet e rinj e të talentuar në botën e futbollit. Përveç interesimit për Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin, tani madrilenët kanë shfaqur interesim edhe për Jadon Sanchon.

Los Blancos janë duke e bërë gati një projekt të madh për sezonet e ardhshme. Ëndrra e presidentit Florentino Perez është t’i transferojë Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin gjatë verës së vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, këta dy yje s’janë të vetmit lojtarë të rinj e të talentuar për të cilët Real Madridi ka shprehur interesim. AS raporton se Real Madridi e ka nën radar edhe Jadon Sanchon, i cili shkëlqeu për Dortmundin në ndeshjet e fundjavës kundër Paderbornit duke shënuar het-trik.

Sulmuesi i krahut të majtë është duke i thyer rekordet e tij personale këtë sezon. Ai ka arritur deri më tani të regjistrojë më së shumti paraqitje (33), të shënojë më së shumti gola (20) dhe të asistojë më shumti gola (19) brenda një sezoni, përkundër që kanë ende ndeshje për të zhvilluar.

Real Madridi e dëshiron transferimin e Sanchos, pasi që e vlerëson anglezin si futbollist të kompletuar, ndërsa mund ta ketë epërsi marrëdhënien e mirë me Dortmundin.

Kontrata e Sanchos është e vlefshme deri më 30 janar 2022, kështu që verën e ardhshme ai do ta jetë afatin kalimtar vendimtar – ose të nënshkruajë kontratë të re me gjermanin, ose të largohet – nëse nuk ndryshon klub këtë verë, pasi që tashmë janë interesuar për të shumë klube. /Gazeta Express/