Real Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të sezonit.
Në shtëpi, “Los Blancos” triumfuan 2:0 ndaj Real Sociedadit, shkruan Gazeta Express.
Kylian Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 38-të, kurse sulmuesi francez shënoi sërish në të 83-tën për epilogun e këtij takimi.
Kjo ishte ndeshja e fundit edhe për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin i cili do t’i bashkohet kombëtares së Brazilit.
E njëjtë ishte edhe për Luka Modric, i cili do të largohet nga “Bernabeu” pas një periudhe të lavdishme me shumë trofe.